Sarri tregon recetën fituese, Bonucci do përqëndrim!

Sport

Maurizio Sarri (trajner i Juventus):

“Fakti që do të luajmë pa tifozë, sigurisht që nuk do të jetë dicka e kënaqshme. Kompeticioni më i rëndësishëm në botë, Champions League, ka nevojë më shumë se kurrë për ta. Sidoqoftë, Lyonin duhet ta përballojmë me qetësi dhe durim, duke iu ruajtur kundërsulmit të tyre. Rezultati i ndeshjes së parë u lejon francezëve të kërkojnë të impostojnë ndeshjen sipas lojës që u leverdis atyre. Do të jetë një sfidë e vështirë, por jo e pamundur. Cuadrado mund ta nisë nga fillimi ndoshta në mbrojtje ose më i avancuar, ndërsa për Dybalan do të shohim ende. Ronaldo? Eshtë stërvitur më së miri. Ka pushuar disi pas disa ndeshjeve të ngjeshura, por ka punuar gjithmonë me forcë dhe intensitet të madh. Të gjithë ndihemi entuziast për faktin që patëm mundësinë të fitojmë ndoshta titullin kampion më të vështirë të historisë në Itali. Por tani do të jetë madhështore të shkojmë në Portugali, për të luajtur “Final Eight”. Kjo do të thoshte se do të ishim në listën botërore”.

Leonardo Bonucci (kapiten i Juventus):

“Këto ndeshje janë ato ku të gjithë do të donim të luanim. Secili prej nesh me mënyrën e tij mund të rezultojë vendimtar në sfidën e sotme. I gjithë fokusi është te ndeshja dhe tek dëshira për të përmbysur rezultatin. Thjesht duhet të mendojmë për veten tonë, duke luajtur ashtu sic dimë. Diferencën do ta bëjnë detajet e vogla, duke nisur që nga presioni i sulmuesve. Jam i bindur se do të ketë dëshirë të madhe. Pa tifozët në mbështetje duhet të tregohemi edhe më të zotët në fushë, duke nxjerrë dicka më shumë nga vetja. Tensioni dhe adrenalina vijnë vetvetiu në sfida të këtij niveli. Ne ndihemi mirë, pasi arritëm objektivin e titullit kampion. Tani duam të përmbysim edhe rezultatin kundër Lionit, për të vazhduar sa më larg në Champions League. Kam besim se do të japim 110% në fushë”.