Volejboll, Kombëtarja e femrave merr kualifikimin historik

Sport

volej

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për femra arriti një kualifikim historik në Ligën e Evropës, aty ku do të luajë fazën finale në Suedi, gjatë mesit të qershorit. Për këtë arritje të paprecedent mjaftoi fitorja 3-1 (25-23, 25-19, 27-29 e 25-16) përballë përfaqësueses së Izraelit në sallën “Feti Borova” në kryeqytet. Pasi e kishin mundur izaraelitet në transfertë 4 ditë më parë, vajzat e trajnerit Mërtiri bënë të njëjtën gjë edhe të mërkuën në Tiranë, duke marrë suksesin e tretë në 4 ndeshje.

volejboll

Fitore e merituar, megjithëse disi më e vështirë sesa ajo që u arrit në Izrael. Por këtë herë nuk u përsëritën gabimet e humbjes me Austrinë. Kaq mjaftoi që vajzat kuqezi të kualifikohen në fazën finale të “European League”, për Grupin e Argjendtë. Kjo është hera e parë që Shqipëria i gëzohet një kualifikimi të tillë, në këtë event ku merr pjesë për të tretin edicion radhazi. Gjithsesi, tashmë do të kërkojnë edhe vendin e parë të grupit, në dy ndeshjet e mbetura ndaj Austrisë jashtë dhe Gjeorgjisë në shtëpi.