FIFA merr vendimin për miqësoren Shqipëri-Ukrainë

Sport

shq urk

Përfundimisht, miqësorja Shqipëri-Ukrainë e datës 3 qershor do të zhvillohet sipas programit, në ora 16:00 dhe sidomos në stadiumin “Camille Fournier” të qytezës Evian Les Beins. Megjithëse në një moment gjithcka ishte vendosur në dyshim për shkak të fushës ku do të luhet, vetë FIFA ishte ajo që mori vendimin e prerë për zhvillimin e kësaj sfide. Sipas organizimit më të lartë të futbollit evropian, stadiumi në një lokalitet të Evian në Francë është i përshtatshëm për një ndeshje të këtij niveli. Siç ka konfirmuar edhe trajneri ukrainas, Andrij Shevchekon, mësohet se FIFA ka reaguar zyrtarisht, pas letrës së dërguar nga Federata Ukrainase e Futbollit, që ishte ankuar për kushtet aspak ideale të fushës, për një ndeshje në nivel kombëtaresh. Ndërsa nga ana e saj, FSHF kishte marrë vendimin për të përmbushur impenjimin e marrë.

camille

Gjithsesi, tashmë ukrainasit duhet t’i binden vendimit të FIFA-s dhe nuk ka ndërmend të kundërvihet. Edhe për faktin se është e ftuar nga Shqipëria për këtë miqësore.
Kombëtarja shqiptare është zhvendosur në qytezën zvicerane të Veribier, që ndodhet afër kufirit me Francën. Kurse Ukraina e trajnerit Shevchenko ka nisur përgatitjet në tokën franceze saktësisht në Evian, përderisa përpara sfidës me kuqezinjtë do të luajë miqësore me Marokun në Gjenevë. Sa i takon stadiumit “Camille…”, bëhet fjalë për një impiant me kapacitet prej 2500 vendesh. Fusha është në gjendje të shkëlqyer, por janë tribunat që lënë për të dëshiruar, teksa janë me cemento dhe nuk ka stola për t’u ulur.