Rui Vitoria, trajneri i Benficas largon tensionin përpara sfidës me Bayern

Sport

rui vitoria
Nuk ndjej aspak tension për këtë sfidë dhe të njëjtën gjë u transmetoj edhe lojtarëve të mi. Kemi patur çaste të mira dhe të këqija gjithashtu, por kjo skuadër ka ditur të ecë edhe drejt titujve. Të gjithë trajnerët e dinë se kur je në një detyrë si kjo, duhet të përballosh goxha presion e të kalosh në situata nga më të ndryshmet. Dështimet nuk janë një dramë, por një mësim i mirë për t’u përmirësuar për të ardhmen. Vitin e kaluar asgjë nuk shkoi si duhet për ne, por kjo duhet të na japë forcë që të ndryshojmë atë imazh të gabuar që krijuam sezonin e kaluar.

CvikNpIWAAA t8q

Do të luajmë kundër një prej kundërshtarëve më të fortë të Evropës, por do të luajmë me vendosmëri. Djemtë do të bëjnë më të mirën e tyre për të realizuar objektivat që i kemi vendosur vetes. Trajneri i Bayern e njeh strategjinë tonë, por edhe ne njohim shumë për ta e për vlerat individuale të lojtarëve bavarezë. Ajo që mund të bëjë dallimin në sfidën e sotme është një ekip i përsonalizuar, i përshtatur në të tillë mënyrë që të bllokojë kundërshtarin, duke luajtur njëkohësisht lojën e saj. Nga lojtarët e mi pres një ekip të fokusuar, rigoroz dhe për më tepër, një skuadër inteligjente që di të përfitojë edhe nga ato pak gabime që mund të bëjë kundërshtari.