Max Allegri beson tek forma e skuadrës, kërkon përqendrim maksimal

Sport

max juve
Douglas Costa është një djalë i shkëlqyer. Bëri një gabim dhe kërkoi falje. Të gjithë u surprizuam nga ajo që ndodhi, madje edhe vetë ai. Nuk mendoj se ka vend për ta ndëshkuar brenda skuadrës. Nëse do të jetë në fushë nga fillimi apo jo, këtë do e vendos në fund. Do të jetë çështje taktike. Ronaldo ka punuar fort për të arritur tek golat e parë me në. Është një kampion që nuk ka nevojë për reklamë, sidomso në kompeticione të tilla. Dybala është mirë. Pati një shqetësim të vogël pas sfidës në kampionat por tani është mirë dhe është përmirësuar ndjeshëm në rendimentin e tij.

douglas costa juventus sassuolo 1ra2284711wz71p0dftaw7n5q9
I respektojmë kundërshtarët tanë pasi janë një skuadër e mirë. Nuk është e lehtë të bëhesh pjesë e Champions League. Për formacionin nuk kam vendosur ende asgjë. Kam në diszpozicion lojtarë të shkëlqyer që po kalojnë një fomë të mirë, ndaj do të më duhet të mendohem mirë përpara se të vendosë. Mendoj se Bonucci dhe Chiellini janë ata që e kanë më të sigurt vendin në formacion. Fakti që kam dilema do të thotë që gjërat po ecin në rrugën e duhur. Këtë vit jemi plot besim se mund t’i bëjmë gjërat shumë më mirë se më parë, por duhet t’i marrim ndeshjet më radhë. Duhet të bëjmë kujdes me gabimet pasi në kompeticione si ky mund të të ndëshkojnë rëndë.