Haris Seferoviç lavdëron cilësinë e Bayern, Neuer thur elozhe për trajnerin…

Sport

haris

Haris Seferoviç: Ata janë skuadër me cilësi të madhe, por ne do të japim më të mirën tonë. Ky është mesazhi që na ka përcjellë trajneri ynë dhe pikërisht këtë do të përpiqemi të bëjmë. Për mua, është gjithmonë e veçantë përballja me një ekip gjerman. Niko Kovac është një trajner mjaft i mirë që di ta përshtasë ekipin me karakteristikat e sfidës. Jam i sigurt se do të na krijojë probleme, por do të dimë si t’i përballjmë. Unë përpiqem të japë më të mirën time në fushë, dhe konkurenca në këtë aspekt është diçka e mirë. Jam në formë dhe shpresoj të ndihmoj si duhet skuadrën.

GettyImages 846238296

Manuel Neuer: Ne kemi një trajner të mirë, i cili i ka shfaqur qartë ambiciet e tij në Champions League. Ai është i fokusuar, njësoj siç jemi edhe ne, ndaj kërkojmë 3 pikët e para në ndeshjen me Benfican. Ata kanë nëj sulmues të fortë si Seferoviç. Folëm për të gjatë rrugës për në Portugali dhe i njohim mjaft mirë cilësitë e tij nga koha kur luante në Bundesligë. Do të dijmë si ta ndalojmë. Kemi fatin që edhe në stol kemi lojtarë me kualitet të lartë, ndaj të gjithë jemi besimplotë përpara një sfide kaq të rëndësishme.