JURGEN KLOPP, TRAJNERI I LIVERPOOL:

Sport

“Napoli po kalon një moment të jashtëzakonshëm. Ata luajnë një futboll të shkëlqyer. Janë në vend të parë në kampionatin e tyre dhe ndoshta janë skuadra më në formë e momentit në Europë. Mendoj se nëse ata luajnë me këtë stil loje që kanë aktualisht, atëherë kanë një mundësi të mirë për të shkuar deri në finale. Kanë bërë gjithçka në mënyrë të përkryer deri në këtë fazë. Nuk mendoj se imitojnë stilin tonë të lojës. Jam i bindur për këtë. Ata kanë një trajner shumë, shumë me eksperiencë, sikurse është Luçiano Spalletti. Ai ka trajnuar në vende të ndryshme të botës dhe kjo eksperiencë, së bashku me disa lojtarë cilësorë të afruar në merkato, i ka mundësuar që të ndërtojë një skuadër që luan një futboll të jashtëzakonshëm. Përveç sulmit, Napoli është një ekip që di të mbrojë shumë mirë. Të gjithë lojtarët janë në mbështetje të njëri-tjetrit dhe janë mjaft energjikë. Sa i përket ndeshjes së sotme, kjo nuk është një nga ato përballje që të jep mundësinë për shumë ndryshime në formacion. Nuk është synimi për të fituar me rezultatin 4-0 dhe të marrim kreun e grupit, por objektivi është vetëm të fitojmë. Rezultati nuk është se ka shumë rëndësi në këtë moment.”