Sfida Griezmann-Ronaldo?! Jardim përkrah Ronaldon, Henrichs bën thirrje për lojë të fortë në mbrojtje

Sport

griezman ronaldo
Leonardo Jardim, trajner i Monacos: Champions League-a është gjithmonë kompeticion i vështirë sepse këtu në këto nivele janë gjithmonë skuadrat e forta. Por nuk duhet ta harrojmë se një e tillë jemi edhe ne. Sezonin e kaluar nuk luajtëm mirë në këtë kompeticion, por shpresojmë ta përmirësojmë lojën tonë këtë vit. Kemi ambicie dhe do mundohemi t’i ushqejmë ato ndeshej-pas-ndeshje. Synojmë të dalim nga grupi, pra të paktën këtë pjesë ndryshe nga viti i kaluar dhe do të mundohemi t’ia arrijmë këtij objektivi. Kundërshtari sotëm?! E njohim mirë! Atletico fitoi Europa League-ën sezonin që shkoi dhe kohët e fundit ka qenë në finalet e Championsit dy herë. Lojtarët e tyre tanimë janë jo vetëm të talentuar por edhe me përvojë. Griezmann apo Ronaldo?! Antoine më pëlqen shumë, edhe Modric gjithashtu, por unë jam portugez dhe si i tillë e mendoj gjithmonë Ronaldon fitues edhe kësaj radhe për Topin e Artë.

Leonardo Jardim sous les couleurs de lAS Monaco en 2017
Benjamin Henrichs, lojtar i Monacos: Kjo ndeshje është speciale jo se kemi Atleticon përpara, por më shumë prej faktit se luajmë në Champions League. Eshtë nder të luash në të tilla nivele. Sigurisht është një përballje e vështirë. Nisja e sezonit s’ka qenë dhe aq e mirë për ne, por nuk duhet t’i frikësohemi kundërshtarit tonë, por të luajmë me besimin te fitorja. Kam mundur të luaj kundër Atleticos dy vite më parë kur isha te Leverkuseni dhe di të them se ata kanë në radhët e tyre disa lojtarë tejet cilësorë si individ, por të cilët dinë të bëjnë edhe grup. Ne asokohe s’mundëm të luanim mirë. S’arritëm t’i ndalnim këta individë tejet të zotë dhe tani që jam me Monacon di të them se kundër tyre do të na duhet të jemi të duruar dhe të fortë sidomos në mbrojtje, sepse sikurse thashë si individë janë tejet cilësorë, sidomos sulmuesit.