Simeone vlerëson trajnerin Jardim, Koke thotë se ata s’po mendojnë për finalen

Sport

simeone di
Diego Simeone, trajner i Atleticos së Madridit: Sigurisht që është e kuptueshme që fakti se finalja luhet në Metropolitano na shtyn që të flasim për finalen si objektiv, por sezonin e kaluar e pamë se sa të vështirë e kishim dhe nuk duhet që të mendojmë përtej ndeshjeve që kemi përpara. Kështu s’duhet të mendojmë më shumë se sa kundër Monacos. Nëse i marrim gjërat ndeshje-pas-ndeshje atëherë rrugëtimi mund të na çojë atje ku duam. Jardim?! Eshtë trajner inteligjent me ide të qarta dhe që ka kohë që e drejton Monacon. Shpesh i është dashtur të riorganizojë skuadrën kur lojtarët i janë larguar, por pavarësisht kësaj kanë mbetur skuadër kompetitive. Fakti se kjo Monaco ka një stil të sajin tashmë, flet qartë për punën që ka bërë. Sa për ne, s’ka aspak dyshim që skuadra ka bërë shkëlqyeshëm me fitoret në Europa League, përfshirë këtu edhe për kohën kur unë s’kam qenë këtu. Që atëherë, dy titujt nën drejtimin tim, janë fituar me lojë bindëse në finale. Kjo ligë ka treguar se është e mirë për t’i zhvilluar skuadrat, por ne synojmë Champions League-ën dhe këtë progres që kemi bërë tanimë duam ta tregojmë këtu!

koke malaga atletico madrid la liga 1uir70bkcuh651ez0cyrhy4v7j
Koke, lojtar i Atleticos së Madridit: Të luash në finalen e Champions League-ës është gjithmonë ëndërr, qoftë kur je ti si qytet je organizator i saj, qoftë dhe kur s’je… por ne po përpiqemi të mos i vëmë presion vetes dhe t’i marrim gjërat ndeshje-pas-ndeshje, si fillim duke synuar kualifikimin nga grupet, gjë që është tejet me rëndësi. Do të mundohemi të mos përsërisim situatat e vitit të kaluar dhe të arrijmë gjithmonë rezultat. Pas triumfit në Super-Kupë tashmë kemi krijuar pritshmëri të larta dhe do na duhet të presim edhe kritika nëse gjërat nuk shkojnë mirë.