Juventus në ndihmë të Vicenzas, miqesore për të shmangur falimentin

Sport

vincezom

Pas skuadrave si Parma apo Padova, edhe nje tjeter skuader italiane eshte zhytyr ne probleme te renda financiare. Behet fjale per Vicenzan, e cila aktualisht gjendet ne Serine C ne Itali.
Keshtu tek klubi bardhekuq jane vene ne kerkim te fondeve qe do te shpetonin klubi nga rrenimi. Pergjegjes per kete çeshtje eshte vendosur Nerio de Bortoli, qe ka konfirmuar qe situata eshte shume e komplikuar dhe e veshtire per t’u kaluar.
Megjithate, rreze shprese per Vicenzan vijne nga Serie A, ku kampionet ne fuqi te Juventus jane shfaqur te gatshem te japin ndihmen e tyre, duke filluar me organizimin e nje miqesoreje ne Menti, ne stadiumin e kesaj skuadre. Ky mund te jete hapi i pare i zgjidhjes se krizes ne te cilen Vicenza ndodhet. Nderkohe qe iniciativa e Juventus duket se do te mbeshtetet edhe nga skuadra te tjera te Serie A. Edhe Torino eshte shfaqur e gatshme te organizoje nje miqesore me kete klub.
Vicenza eshte nje skuader e krijuar ne vitin 1902 ndersa arritjet me te medha, jane 1 triumf ne Kupen e Italise dhe 3 tituj ne Serie B.