Manchester City fiton ndaj Chelsea dhe shkurton diferencën me vendin e parë

Sport

Manchester City fiton ndaj Chelsea dhe shkurton diferencën me vendin e parë. Sfida në Londër, ndaj skuadrës blu, ishte e vlefshme për javën e 17-të të Premier League dhe kampionët në fuqi ia kanë dalë të marrin një fitore me shumë peshë, me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 63-të,nga Riyad Mahrez, i cili e shfrytëzoi në maksimum pasimin e marrë nga këmbët e Kevin De Buyne. Mirëpo, algjeriani, nuk përfitoi në kulm vetëm pasimin e shokut të tij, por gjithashtu edhe nga gabimi i portierit të Chelsea, Kepa, i cili kishte mundësi për ta kontrolluar topin, por nuk i bëri mirë llogaritë dhe si përfundim e pa topin që të ndalej në rrjetën e tij.

Kjo ishte fitorja e 4 radhazi e Manchester Cityt ndaj Chelsea, dhe këtë e ka bërë duke e mbajtur portën të paprekur në të gjitha rastet. Diçka të ngjashme më herët ndaj Bluve të Londrës e ka bërë vetëm Blotoni.

Me këtë sukses, City ngjitet në kuotën e 39 pikëve, 5 më pak sesa Arsenali kryesues. Nga ana tjetër, në qiellin e “Stamford Bridge” kanë nisur të duken re të zeza. Vetëm një fitore në 8 ndeshjet e fundit të Premier League, është një statistikë aq negative, saqë stoli i Graham Potter tashmë ka nisur të dridhet. Chelsea ka zbritur në vendin e 10-të të renditjes me 25 pikë.