Kamer Qaka në orbitën e Crevena Zvezdas?

Sport

kamer qaka
Serbët e Crvena Zvezda po planifikojnë transferimin e mesfushorit shqiptar, Kamer Qaka. Ky është lajmi i qarkulluar së fundi, që duket se bie ndesh me traditën e klubit serb. Vetëm pak më shumë se dy muaj më parë, drejtori ekzekutiv i klubit nga Beogradi, Zvezdan Terziç, do të deklaronte në një intervistë për mediat në vendin e tij se në klub ekzistonte një traditë që nuk thyhej sa i takon faktit që nuk do kishte vend për lojtarë shqiptarë. Ja që po i njëjti drejtues duket se është gati të thyejë këtë tabu historike, pasi thuhet se ka aprovuar planin që skautë të klubit të ndjekin futbollistin që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare, si objektiv të mundshëm të merkatos për sezonin tjetër.

qaka
Qaka prej kohësh është një element, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes tyre edhe Crvena Zvezdës, që duket se është bindur aq shumë nga cilësitë e lojtarit, sa që ka harruar aspektin nacionalist dhe është fokusuar të aftësitë e tij sportive. Megjithatë, transferimi i mundshëm i mesfushorit që është në pronësi të Steauas, por është huazuar tek Poli Iasi,. do të diskutohet vetëm në verën e vitit 2019, pasi lojtari nuk mund të lëvizë në janar meqë është aktivizuar në këtë sezon futbollistik me dy klubet rumune. Pa dyshim që Qaka nuk është e thënë të pranojë ofertën nga klubi serb. Por natyrisht përbën lajm, thjesht fakti që Crvena Zvezda, klub i njohur për një tifozeri ultranacionaliste, po mendon të thyejë tabunë historike.