Kampioni i çekiçit paguan me…medalje ari

Sport

fajdek paguan taksine me medal
Një kampion i hedhjes se çekiçit ka paguar taksinë me medaljen e tij të artë për t’u kthyer në shtëpi, pasi ishte dehur duke festuar triumfin në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Pekin.
Sipas asaj që bëjnë me dijet mediat kinezet, polaku Pavel Fajdek u zgjua në Pekin të nesërmen e fitores së hedhjes 80.88 metra dhe befas zbuloi se nuk e kishte më medaljen e artë. 26-vjeçari i shqetësuar, i cili ka qenë mbrojtësi më i ri i medaljes së artë sivjet në Botërorin e Atletikës, kontaktoi menjëherë policinë për të raportuar humbjen.
Ndërkohë që u desh të nisej menjëherë kërkimi për të gjetur shoferin e taksisë, i cili kur u identifikua, deklaroi se Fajdek ia dha me dëshirë medaljen, me qëllimin për të bërë pagesën. Vetëm pasi e bindi policia, shoferi i taksisë ia ktheu medaljen sportistit.