Real Madrid, Zidane dikton stërvitje të veçantë për treshen Bale-Benzema-Cristiano

Sport

Bale Benzema Cristiano

Zinedine Zidane po e shijon më së miri momentin e pushimit që diktojnë ndeshjet miqësore të përafqësueseve. Gazetat spanjolle kanë analizuar gjendjen te Reali i Madridit dhe sipas Marcas dhe AS-ës, trajneri francez mund të ketë në dispozicion për herë të parë këtë sezon tre sulmuesit e tij kryesor, Bale-Benzema-Cristiano dhe për këtë ai ka ndryshuar gjithcka në stërvitje, vetëm e vetëm që treshja ta kryejë rikthimin ne një top-formë. Që prej “El Clasico”-s së muajit prill, madrilenët nuk kanë mundur t’i kenë plotësisht në dispozicion asetet e tyre kryesore të sulmit. BBC-ja e famshme ka vuajtur lëndime të shpeshta, fillimisht të Bale, e më pas të Benzema-së, për të kaluar te pezullimi i Cristianos apo dhe vështirësive fizike që pati ai pas verës. AS përmend se Zidane ka ndryshuar rrënjësisht modulet e stërvitjes duke përshtatur një trajnim specifik vetëm për treshen e sulmit. Francezi e ka cilësuar momentin që ka patur Reali si të papranueshëm dhe se tashmë planet janë ndryshuar. Kështu në çdo mundësi ku treshja BBC do të jetë në dispozicion, nuk do të diskutohet aspak hedhja ose jo e tyre në fushë që nga minuta e parë. Ideja aktuale është që Bale, Benzema dhe Cristiano të kryejnë stërvitje së bashku me ushtrime fizike dhe taktike, ku personalisht Zidane do t’i drejtojë ata në grup, kjo për të pasur një rendiment perfekt duke nisur që nga derbi me Atleticon. Marca thotë se kjo është hera e parë që pas largimit të Ancelottit që tre sulmuesit stërviten veçmas grupit.