Fansat tmerrojnë Dua Lipën: “Ju lutem, më lini të shkoj!” (VIDEO)

Showbiz

dualipaaa

Fenomeni i “Fanbase” – apo grupi i fansave të çmendur – ka filluar të prekë edhe artistët shqiptarë kohët e fundit. Nuk bëhet fjalë për admirues thjesht të muzikës së një artisti, por të rinj që “çmenden” pas jetës dhe përditshmërisë së këngëtarëve dhe jo vetëm. Sigurisht, pas një suksesi siç ishte “New Rules” edhe Dua Lipa ka arritur të krijojë një numër të madh fansash, por ky numër bëhet i madh aq sa sigurimi e ka të pamundur t’i mbajë nën kontroll, ky kthehet në një problem.

Ditën e sotme, Dua ndodhet në Brazil, në Sao Paolo, ku do të mbajë një koncert me ColdPlay dhe teksa është munduar të hyjë në makinë, një grup i madh fansash e kanë “surprizuar” në dalje të ndërtesës.

Ata kanë kërkuar ta takojnë Duan, të bëjnë foto me të, t’i marrin autografë, ta përqafojnë e të bëjnë kështu ëndrrën e tyre realitet. Por kjo gjë i ka shkaktuar këngëtares atak paniku dhe sipas të pranishmëve ka filluar të qajë e t’u kërkojë fansave ta lënë të shkojë.

Trupërojat kanë ndërhyrë menjëherë dhe e kanë larguar Lipën nga turma.

1200px Dua Lipa By Daniel Åhs Karlsson

Burimi: Blitz.al