Kante flet për interesimin e PSG!

Sport

kante

N’Golo Kante është një ndër lojtarët më të vlerësuar të kampionatit anglez. Mesfushori francez, që fillimisht shkëlqeu në sezonin 2015-2016 ku ishte pjesë e skuadrës së Leicester City, e cila u shpall kampione e Anglisë. Edhe pas transferimit te Chelsea, 26-vjeçari realizoi performanca mjaft të mira, duke rënë në sy të shumë skuadrave të mëdha europiane, ndërsa fitoi titullin kampion edhe me “blute” e Londrës.

kante15
Së fundmi për të është shfaqur mjaft e interesuar skuadra e PSG. Kryeqytetasit francezë shohin tek Kante cilësitë e duhura sa i përket forcës fizike që mungon në mesfushë, për më tepër, duke qenë se ai është francez, do të lironin një vend ekstrakomunitari në skuadër, diçka që po kthehet në problem tek skuadra e Al-Khelaiffit. Kante tashmë është grumbulluar nga kombëtarja franceze dhe i ngacmuar në lidhje me një transferim të tij në Paris, Kante është shprehur i qartë në qëndrimin e tij:

kante55
“Jam në shtëpi. Chelsea është klubi im. Ky është viti im i dytë këtu dhe jam i përqendruar të jap më të mirën për të arritur objektivat tona. Nuk flas për asgjë tjetër pasi për mua është vetëm Chelsea.” Kështu Kante hedh poshtë të gjitha spekulimet që e lidhnin me PSG dhe me shumë gjasa, largon edhe interesime të tjera nga skuadra të mëdha.
Chelsea pagoi tek Leicester plot 32 milionë paund për kartonin e tij, ndërsa aktualisht, vlera e tij sipas “transfermarkt” shkon të paktën 54 milionë paund.