NBA, Boston nuk toleron ndaj Oklahoma, Houston ndal Portland

Sport

oklahoma

Boston Celtics kanë arritur të marrin një fitore mjaft të vështirë në sekondat e fundit ndaj Oklahoma City Thunder. Ndonëse e kanë siguruar kualifikimin për në fazen “play-off”, dhe ishin në parket pa liderin e tyre Kyrie Irving, Celtics nuk toleruan dhe i shkaktojnë jo pak probleme Oklahomas në luftën për fazën finale te NBA. Marcus Morris ishte njeriu që vendosi ndeshjen me një goditje të saktë për 3 pikeë, kur kishin mbetur diçka më pak se 2 sekonda lojë, duke vulosur në këtë mënyrë rezultatin final 100-99.

oklah

Paraqitje të shkëlqyer bëri edhe Jayson Tatum, që veç 23 pikëve, shërbeu edhe 4 asiste dhe fitoi 11 duele për topin nën tabelë. Tek Oklahoma, më i miri ishte padyshim Russell Westbrook, që e mbylli takimin me 27 pikë, 7 asiste dhe 8 zotërime të topit nën tabelë. Ndërkohë është ndalur në 13 seria e fitoreve radhazi të Portland Trail Blazers, që pavarësisht formës së mirë që po kalojnë, nuk ia dolën të mundnin Houston Rockets. Teksanët të udhehequr gjithnjë nga James Harden, që realizoi 42 pikë, fituan me rezultatin 111-115.

rockets