Kapiteni i Bayern, Manuel Neuer i përgjigjet kritikave dhe thotë se skuadra është gati fizikisht

Sport

“Kemi patur një kohë të shkurtër pushimi dhe them se na ka bërë mirë. Djemtë janë stërvitur si duhet dhe mezi i presin ndeshje të këtij niveli. Mendoj se jemi të gjithë në një formë të mirë. Jemi një skuadër e madhe, me shumë uri për sukses dhe plot ambicie. Është e rëndësishme që ta nisim si duhet sot. Është ‘Champions League’-a dhe është e qartë se nuk ka vend për gabime. Jemi në pozita shumë të mira nëse marrim parasysh rezultatin e parë, por puna jonë ende nuk ka mbaruar. Duhet t’i shkojmë gjërave deri në fund dhe mendoj se kemi potencialin për ta bërë këtë pa gabime.”