Ospina: “Situatë e pazakontë të luash pa tifozë”!

Sport

Gennaro Gattuso, trajneri i Napolit:
“Në ndeshjen e parë e kemi sulmuar Barcelonën edhe në momentin kur ata kishin lojën në kontroll. Duhet të jemi të aftë të luajmë ndaj tyre dhe të veprojmë në mënyrë të zgjuar kur kemi topin në këmbë, po ashtu edhe kur jemi pa të. Kur luan ndeshje të këtij niveli, duhet të kujtohesh rreth fëmijërisë tënde. Kjo duhet të ndodhë edhe me lojtarët e mirë, pasi ata nuk duhet të harrojnë prej nga kanë ardhur. Të tilla sfida janë të rëndësishme edhe për futbollistët e rinjë të ekipit. Nuk duhet të kemi frikë. Duhet të zbresim në fushë dhe të tregojmë se dimë ta dëmtojmë kundërshtarin. Në momentin kur skuadra merr fitore, atëherë duhet vazhduar në këtë mënyrë. Në këtë duel duhet të ngjisim malin e Everestit. Lojtarët e rinjë të Barcelonës janë faktastikë dhe të argëtojnë kur i shikon duke luajtur. Jemi tërësisht të vetdijshëm sa e mirë është Barcelona. Kemi nevojë për një performancë të nivelit të lartë për të marrë një rezultat pozitiv. E kam shumë të qartë në mendjen time se çfarë futbolli duhet luajtur në këtë ndeshje. Kur isha lojtar kam shijuar suksesin e të luajturit një tjetër lloj futbolli, ndaj atij që dua të luaj tani”.

Ospina, portieri i Napolit:
“Jemi në një situatë të pazakontë. Futbolli duhet të jetë një festë, ndërsa në këto kushte është tepër e vështirë teksa luhet pa tifozë. Për të marrë rezultatin të duam, duhet të fokusohemi në lojën tonë. Messi? Jemi përballur disa herë me njëri-tjetrin. Messi është ndryshe dhe mund ta ndryshojë fatin e një sfide në çdo moment. Duhet të jemi të vëmendshëm në çdo veprim të tij, ndërsa I njohim mjaft mirë cilësitë e tij si lojtar. Napoli është një skuadër në rritje. Duam që t’I bëjmë gjërat mirë edhe në kampionat. Sa i përket kësaj sfide, vijmë me një mitivim të madh pasi kemi bërë një javë përgatitje intensive dhe trajneri jonë I njeh mirë cilësitë që ne kemi”.