Real Madrid, Superkupa e Evropës është pikënisje për epokën e re post-Ronaldo

Sport

reali kupa
Super-Kupa e Evropës është pikënisja e një epoke të re për Realin e Madridit, e re sepse shumë gjëra kanë ndryshuar që kur grupi i Zinedine Zidane theu tabutë duke fituar tre herë radhazi Champions League-ën. Arkitekti i kësaj arritjeje, Zizou, u largua fillë pasi u festua titulli i 13-të kampion Evrope. Ai citoi fjalët “nevojë për ndryshim” dhe ndryshimi iu besua Julen Lopeteguit. Ky fundit ishte i gatshëm të sakrifikonte një botëror vetëm e vetëm që të merrte përsipër ish-skuadrën e tij të zemrës. Vera qëlloi e nxehtë në Madrid. Përflitej për Neymarin, por tifozët u shtangën kur ajo që nisi si spekulim u konkretizua në çështje ditësh. Pas 9 vitesh me fanellën e bardhë, Cristiano Ronaldo kaloi te Juventusi.

ronaldoooo

Zbrazëtia që la pas rekordmeni absolut i këtij shekulli me Los Blancos, është e jashtëzakonshme, kjo pasi as Neymar, as Mbappe, as Hazard, as Lewandowski nuk u veshën si madrilenë. Vinicius Junior, vetëm 18-vjec, u prezantua nga Florentino Perez si lojtari i së ardhmes. Potenciali i brazilianit u pa në fazën përgatitore, por ai mbetet larg nivelit të emrave të premtuar si Neymar apo Mbappe. Odriozola ishte lojtari tjetër që iu bashkua skuadrës. Një mbrojtës krahu, por merkatoja duhet thënë se ishte zhgënjyese. Çudia ndodhi me portën. Reali ka sot plot 5 portierë. Treshes Navas, Casilla dhe Luca iu shtuan Lunin dhe Thibaut Courtois. Tifozët janë skeptikë. E ardhmja mbetet në pikëpyetje, ndërkohë në skuadër duhet thënë se mbeten lojtarë të kalibrit Ramos dhe Marcelo, ekspertë kur vjen puna për të ngritur trofetë.