Tenis, Murray eleminohet nga Cincinnati, kalojnë pa probleme Djokoviç e Nishikori

Sport

lucas andy
Tjetër zhgënjim për Andy Murray. Tenisti britanik është eleminuar nga turneu i Cinciannatit, që në raundin e parë, pas humbjes 2-1 me sete me francezin Lucas Pouille. Pikërisht ky i fundit filloi sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa triumfoi 6-1. Me të njëjtin rezultat iu përgjigj edhe Murray në setin e dytë, ndërsa në atë final, Pouille ishte më i saktë dhe e fitoi 6-4.

novak
Kalon më tej pa probleme ndërkohë Novak Djokoviç, që mposhti 2-0 me sete, amerikanin Steve Johnson. Serbi fitoi 6-4 setin e parë, ndërsa në të dytin iu desh të shkone të “tie-break”, ku vulosi fitoren e tij 7-6 me “game”. Pak a shumë me të njëjtat rezultate fitoi Kei Nishikori, që kaloi në raundin e parë rusin Andrey Rublev. Eleminim i papritur mund të quhet ai i John Isner, që u mposht nga miku i tij Sam Querrey 2-1 me sete. Përballje e fortë ishte ajo mes Tiafoe dhe Shapovalov, që pa si fitues këtë të fundit.
Tek femrat, Serena Williams fitoi lehtësisht 6-1, 6-2, ndaj Gavrilovas. Madison Keys mundi 2-1 me sete bashkëkombasen e saj Mattek-Sands, ndërsa me të njëjtin rezultat, Azarenka fitoi kundër spanjolles Suarez Navarro.

nishikori