F1, Leclerc realist, tek Sauber kanë ende shumë për të bërë

Sport

leclerc
Bashkëpunimi i Sauber me markën italiante Alfa Romeo, ishte një nga gjërat që tërhoqi më shumë vëmendje para fillimit të këtij sezoni të “Formula 1”. Rikthimi i italianëve mendohej se do të kishte nje impakt të madh në performancat e Sauber, që në fakt vuajti shumë në garat e para. Megjithatë, skuderia në fjalë më në fund ka arritur disa rezultate pozivite, me Charles Leclerc që ka arritur disa herë zonën e pikëve. Për pilotin e ri, ndryshimi filloi në garën e Azerbajxhanit, ku e mbylli i gjashti.Megjithatë vetë Leclerc duket realist kur pyetet për përmirësimin e makinës Sauber dhe shprehet se nisja e dobët e kampionatit, bën që përmirësimi të duket edhe më i madh.

sauber

“Kemi ende shumë punë për të bërë. Ka ende gjëra që duhen zgjidhur. Kemi realizuar disa objektiva, por nisja e dobët e kampionatit ndikon shumë në këtë këndvështrim. Garat e fundit kemi dueluar për të arritur raundin e tretë të provave zyrtare, çfarë është diçka mjaft pozitive, por që nuk i zgjidh të gjitha problemet.” Leclerc deri më tani ka grumbulluar 13 pikë, diçka që vështirë se mendohej pas fillimit të këtij sezoni të “Formula 1”. Piloti monegask është kampion i kategorisë së “Formula 2” dhe cilësohet si një nga talentet më të mëdha të këtij sporti, teksa emri i tij ka qenë i lidhur edhe me një kalim tek Ferrari.