Karim Benzema zyrtarizohet në skuadrën e re

Sport

Karim Benzema zyrtarizohet në skuadrën  e Al-Ittihad. Sulmuesi ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e Arabisë Saudite, nga e cila do të përfitojë 600 mln euro në total, ose 200 mln euro në sezon.

Gjatë prezantimit të tij në radhët e kampionëve të ligës saudite, 35 vjeçari është shprehur mjaft I emocionuar me eksperiencën që e pret.

“Kjo është një sfidë e re për mua. Do të luaj futboll në një ligë të re dhe në një shtet të ri. Mund të konsiderohem me fat që kam fituar gjithçka në karrierën time, si në Spanjë, gjithashtu edhe në Europë. Mendoj se tani ishte koha e duhur për një sfidë dhe një projekt të ri”, është shprehur fituesi I Topit të Artë.

Në kampionatin saudit, Benzema do të jetë kundërshtar me Cristiano Ronaldo, ish-shokun e skuadrës tek Real Madrid, me portugezin, I cili që prej Janarit është pjesë e Al Nassr. Benzema gjithashtu është shprehur se CR7 ka shërbyer si një nxitës për të, që ai të transferohej në një kampionat të tillë.

Zyrtarizimi I ish-kapitenit të Los Blancos në radhët e Al Ittihad, ndodhi në të njëjtën ditë, kur në Madrid, ai mbajti edhe konferencën e lamtumirës. Me 14 herë kampionët e Europës, francezi luajti 648 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar një total prej 354 golash, i dyti finalizues më I mirë në historinë e klubit. Vetëm Cristiano Ronaldo me 450 gola ka mundur të bëjë më mirë.