ROKO VATA, INTERESI SHTOHET EDHE NE SERINE A

Sport

Roko Vata vazhdon të ndezë interesim të madhe nëpër klubet e futbollit evropian. Janë klube të Serisë A italiane e jo vetëm, ato që duan të kenë shërbimet e djaloshin e talentuar me origjinë shqiptar, i cili po synon të gjejë hapësira në futbollin e rëndësishëm pas dy viteve të suksesshme te Sëlltiku në Skoci. I biri  ish-kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vatës, prej kohësh është  nën vëzhgim nga Torino, klub i interesuar për shërbimet e fantazistit që mund të luajë edhe si sulmues krahu.

Mirëpo mediat italiane rapportojnë sot se për Vatën ka shfaqur interes një tjetër klub i Serisë A që u jep shans talenteve të reja. bëhet fjalë për Verona, që është gati të sigurojë mesfushorin 18-vjeçar i cili aktualisht ka zgjedhur të përfaqësojë Irelandën në arenën ndërkombëtare. 18-vjeçari konsiderohet si një prej lojtarëve më të talentuar të brezit të tij në Irlandë e më gjerë, teksa është rritur te Celticu ku ia ka dalë madje të debutojë me ekipin e parë duke bërë katër paraqitje.

Vata ka edhe një vit kontratë me Celticun dhe dy skuadrat italiane po tentojnë ta shfrytëzojnë këtë për transferimin e tij. Ndonëse nuk janë të vetmet që e kërkojnë, pasi raportohet edhe për një intersim të Kab Bryuzhi në Belgjikë.