KEIDI BARE PERFUNDON NE LISTEN E SHITJEVE

Sport

Ai i fundit për Keidi Baren ishte një nga sezonet futbollistike më të vështira të karrierës. Fieraku, i cili aktivizohet prej 3 sezonesh me skuadrën e Espanyol, nuk ia doli të mbijetonte me skuadrën e tij në elitën e futbollit spanjoll. Për më tepër ka patur shumë dëmtime që e kanë lënë jashtë fushës për disa ndeshje me radhë, megjithëse ia doli të rikthehej në fushë për fundin e edicionit të kaluar futbollistik, madje duke u aktivizuar edhe me Kombëtaren në sfidën kundër Moldavisë.

Mirëpo ja që rënia e klubit në ligën e dytë ka sjellë dhe probleme financiare, aq sa tani po mendohet për largimet nga Espanjoli. Në listën e lojtarëve që do shiten ka përfunduar pikërisht edhe Keidi Bare, pavarësisht se ka edhe një vit kontratë. Për këtë arsye, klubi spanjoll është në pritje të ofertave, që do të vijnë për mesfushorin 26-vjecar.

Espanyoli mendon se mund të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e mesfushorit, pasi e sheh si një lojtar të rëndësishëm që do të tërhiqte vëmendjen e klubeve të tjerë. Në ditët në vazhdim dhe me rikthimin e vetë mesfushorit në Spanjë pritet që palet të ulen dhe të bisedojnë mbi të ardhmen e lojtarë. Bare u transferua në 2020-n tek Epsnjoli, që pagoi 2 milionë euro për ta marrë nga MAlaga. Deri tani ka luajtur 77 takime me ekipin nga BArcelona – 43 prej të cilave në La Liga -, duke arritur të shënuar 1 gol dhe shërbyer 4 asiste.