“Kemi bërë një rrugëtim të gjatë për të ardhur deri këtu”; Abel Ferreira, trajneri i PAOK

Sport

“Të gjithë lojtarët i kam parë të mendojnë vetëm për këtë ndeshje. Kemi bërë një rrugëtim të gjatë për të ardhur deri këtu dhe është e kuptueshme se pse në këtë ndeshje, të gjithë duan të japin maksimumin. Duhet të vazdhojmë të punojmë me të njëjtin dedikim. Kur flet për dy skuadra si PAOK dhe Krasnodar, nuk mund të thuash se cila prej tyre është favorite. Tashmë i njohim mirë pikat e tyre më të forta. Detyra jonë është t’i ndalojmë të luajnë lirisht sipas mënyrës së tyre. I kemi të gjitha mundësitë për ta fituar këtë ndeshje, prandaj objektivi ynë nuk ndryshon. Këto, janë ato ndeshje të cilat duhet t’i fitosh patjetër.”