E kanë zili të gjithë, cila është shenja kardinale e horoskopit që eklipson gjithkund me fuqinë e saj

Kuriozitete

Shenjat kardinale përfaqësojnë pikat kyçe të ndryshimit në zodiak, ashtu si dhë në natyrë; DASHI vjen në pranverë, GAFORRJA me verën, PESHORJA me vjeshtën dhe BRICJAPI me dimrin. Por astrologët kanë përcaktuar se Peshorja është shenja më e rëndësishme në gjithë zodiakun.

Ajo ka një karakter shumë të veçantë dhe tiparet e sa janë të gjitha për t’u zbuluar, sepse, siç është tipike e shenjës së ajrit, ata që kanë lindur mes 21 shtatorit dhe 21 tetorit kanë aspekte të karakterit që joshin gjihë zodiakun. Jo vetëm kaq. Nëse ashendentja juaj është peshorja, anët e papritura të karakterit tuaja  që ndonjëherë nuk arrini t’i shpjegoni mund të varen nga kërkimi i vazhdueshëm për ekuilibër, tipike për këtë shenjë.

Karakterstikat e Peshores

Peshorja është një shenjë kardinale e ajrit, e udhëhequr nga Vensui, me Saturnin në kulm, Marsin në mërgim dhe Diellin në zbritje. E gjithë kjo do të thotë se shenjë dalluese e kësaj shenje janë ëmbëlsia dhe ngrohtësia, si dhe një dëshirë e fortë për ekuilibër që ia jep lartësimi i Saturnit, planeti i detyrës, në kundrapeshë me rënien e Diellit, simbol i krijimtarisë dhe lirisë. Shenja më e këndshme e horoskopit, që ka një prirje të fortë ndaj hedonizmit dhe kënaqësive të jetës, sidomos kur është fjala për marrëdhëniet pasionante. Peshorja ka një anë që i konfuzon yjet, pasi edhe pse është në kërkim të ekuilibrit, i adhuron emocionet e forta dhe risitë e vazhdueshme, sidomos në dashuri.