Kilmarnock kthehet mace e zezë për Celticun, Rangersat i shfryhen 5-1 St.Johnstone-it

Sport

celticcc
E diela e futbollit skocez pa një nga situatat më të paimagjinueshme për këto vitet e fundit. Kampionët e Celticut që përmbysen 2-1 nga Kilmarnock dhe paralelisht Rangersat që fitojnë thellë 5-1 ndaj St.Johnstone. Këto rezultate kishin kohë që nuk shiheshin në Glasgow dhe atmosfera është goxha e ndezur për këtë sezon pasi keltët e shohin veten në vendin e 6-të, 6 pikë larg vendit të parë, ndërsa blutë e Steven Gerrard janë të dytët me 5 pikë diferencë. Por ajo që duhet theksuar fort nga kjo javë është humbja e dytë sezonale e Celtucut të Brendan Rodgers. Në Kilmarnock goli i Leigh Griffitsh u barazua nga Burke. Rodgers, i cili sezonin e kaluar e coi skuadrën drejt disa rekordeve radhazi, u mundua të ndryshonte gjërat me 3 zëvendësime për 5 minuta.

Scott Arfield

Por rezultati do t’u buzëqeshte vendasve. Findlay shënoi në minutën e 93-të përmbysjen më të ëmbël të historisë së përballjeve me keltët. Kilmarnock konfirmon të jetë macja e zezë e Celtic-ut. Këta të fundit kanë 1 vit që nuk fitojnë ndaj tyre. Ndërkohë me rezultatin e mësuar të humbjes së rivalëve të tyre, Rangersat kundër St.Johnstone-it, në Glasgow luajtën pa frikë duke shënuar 2 herë brenda pjesës së parë. E njëjta lojë u pa edhe në pjesën e dytë. Arfield dhe Lafferty shënuan sërish duke i cuar shifrat në 4-0. Fillë pas këtij goli të Lafferty, u panë edhe dy gola të tjerë në vetëm 5 minuta. Alston realizoi për miqtë me penallti dhe Candeias vulosi rezultatin në 5-1. Në fundjavë Celticu luan kundër Aberdeenit, ndërsa Rangers kundër Livingston.