Koulibaly gati të rinovojë kontratën me Napolin

Sport

Napoli është pranë një prej takimeve më të rëndësishëm të sezonit. “Të kaltrit” do të udhëtojnë për në Bergamo për të sfiduar të dielën në orën 15 : 00 Atalantën e Gasperinit.

Skuadra napoletane vjen nga dy fitore rradhazi në kampionat dhe do të kërkoj ti ushtrojë sa më shumë presion, Milanit dhe Interit. Ndaj ekipit bergamask, Spaletti nuk do të ketë shërbimet e Victor Osimhen dhe Amir Rrahmanit , të dy të skualifikuar, teksa jashtë për shkak dëmtimi janë Di Lorenzo, Petagna,Ounas e Meret, megjithatë nuk ka patur vetëm lajmë negative, sepse në ditët e fundit trajneri ka rekuperuar Fabian Ruiz, Zielinskin e Anguissa-m, të cilët do të jenë të gatshëm për takimin e së dielës.

Nëse në një krah është cështja e kampionatit në anën tjetër klubi po punon për të rinovuar kontratat e disa prej lojtarëve kryesorë. Tashmë dihet që Insigne nuk do të rinovojë, ndërkohë që të njëjtën rrrugë ka shumë gjasa të ndjekë edhe Mertens duke u larguar, por Napoli nuk mund ti lejojë vetes që Kalidou Koulibaly të largohet me parametër 0.

Kontrata e senegalezit përfundon në 2023-in, por nëse nuk vjen ripërtëritja e marrëveshjes, atëherë në korrik mbrojtësi do të niste sezonin e tij të fundit me Napolin, gjithsesi për momentin edhe lojtari, por sigurisht edhe klubi kanë qëllimin për të rinovuar, aq sa pritet që shumë shpejt të nisin takimet mes palëve dhe nëse gjithcka shkon sipas planit të vijë edhe firma mbi kontratën e re.