“Stallone vs Schwarzenegger” vijnë në Tring Collection me doza spektakolare adrenaline

Programe

Me një përzgjedhje prej 24 filmash, Tring Collection në data 4 dhe 5 prill vjen me rubrikën “Stallone vs Schwarzenegger”.

Në historinë e kinematografisë botërore zor të gjendet rivalitet më i ndezur se ai mes Silvester Stalone dhe Arnold Shvarceneger.

Dy titanët e viteve ’80-‘90 kanë argëtuar fansat për vite me radhë, me filma plot aksion, muskuj, por edhe momente e batuta të paharrueshme.

Një rrëke plumbash, shpërthimesh, duelesh dhe emocionesh të forta në këtë sfidë gjithëpërfshirëse, të pakrahasueshme,

Të pavdekshme interpretimet e tyre në filma legjendarë, me një galeri personazhesh që hakmerren e vendosin drejtësi në një shoqëri shpesh të korruptuar.

Arnie dhe Sly do t’ju bëjnë shoqëri në Tring Collection në datar 4 dhe 5 prill me një dozë spektakolare adrenaline.

 

E HËNË

“Roki” – 21:00

 

T2: “Dita e gjykimit” – 23:00

 

E MARTË

“Grabitqari” – 21:00

 

“Rambo” – 22:50