Një dhjetor për tu mbajtur mend, Tring sjell prodhimin më të ri!

Programe Showbiz

Ky vit do mbyllet me festë dhe Tring është siguruar t’ju ofrojë atmosferën e duhur në ekran!

Tetë deri në dhjetë episode drejt mbrëmjes së ndërrimit të viteve, për të zbuluar bashkë me Eraldo Rexhan magjinë e festave

Nga zbukurimi i pemës tek dekorimet e tjera në shtëpi, përgatitja e dhuratave dhe menuja e festave. Gjithçka duhet të bëjmë për t’i dhënë ngjyrat që i munguan 2020-tës në muajin e fundit të tij!

Të gjitha në një revistë televizive kushtuar festave dhe magjisë që ato sjellin.

Në 25 minuta do të zbulojmë bashkë dy herë në javë, të enjten dhe të dielën, ora 19:00 në Living HD gjithçka duhet të dimë përpara se të vendosim për dekorin e këtij viti, trendet e reja, sugjerimet e veçanta, ato të kushtueshme dhe më pak të kushtueshme

Do të flasim për dekorime në kushtet e shtëpisë, për porositë nga interneti në kohën e re që po jetojmë, për rregullimin e tryezës, për porositë e ëmbëlsirave, për blerjen e dhuratave, për gatimet. Gjithçka duhet të dimë për festat, do ta gjejmë në “December to remember”, sepse dhjetori është muaji që nuk duhet lënë pa u shënjuar!

Mos humbisni sot premierën me të ftuar Marsela Çibukaj ora 19:00 në Living HD!