Gjiko qënka vëllai perfekt! Shihni dhuratën superluksoze që i bëri vëllait!

Showbiz

gjiko arbri
Gjiko dhe Arbër Gjikolli, të njohur ndryshe si Big Bang Beats, janë një dyshe e paparë. Dy vëllezërit, përveçse bashkëpunojnë, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer duhet të themi. Arbri kompozon, ndërsa Gjiko shkruan tekstet. Rrjedhimisht, suksesi i përket të dyve, ndaj edhe frutet i “korrin” bashkë. Ditën e djeshme, vëllai i Gjikos ka festuar ditëlindjen dhe dhurata që ka marrë nga Gjiko, ka qenë super luksoze.

 640 0 5be1c5ab2b232

Ai i ka blerë Arbrit një makinë të re, të tipit BMW.Së bashku me disa miq të vëllezërve, Gjiko ka realizuar surprizën e bukur. Një tufë me djem e kanë shoqëruar Arbrin i cili ishte me sytë e lidhur, drejt makinës së re që e priste. Nga storyt e publikuara, duket se Arbri nuk e priste aspak një dhuratë kaq të shtrenjtë dhe është madje është prekur teksa e ka parë atë. Epo, çfarë të shtojmë tjetër? Një marrëdhënie e tillë është vërtet për t’u admiruar.

 640 0 5be1c5aa75dba