Largimi i David Beckham tek Real Madrid, mbajti Ryan Giggs tek Manchester United

Sport

Ryan Giggs është padyshim një legjendë e Manchester United, me 24 vite të karrierës së tij të kaluar në Old Trafford. Uellsani, ka qenë një ndër lojtarët më kryesorë të epokës së artë të Sir Alex Ferguson. Mirëpo, kjo periudhë ka pasur edhe vështirësite e saj, e një ndër to ka qenë në vitin 2003. Së bashku me David Beckham, që njëkohësisht ishte një yll i ekipit, aludimet në merkato nuk kishin fund. Të dy ishin nga më të mirët në qarkullim dhe tashmë kishte ardhur momenti që një prej tyre të largohej nga Teatri i Ëndrrave.  Për Giggs, më tepër i interesuar ishte skuadra e Interit, ndërsa uellsiani është shprehur se gjithmonë i pëlqenin sfidat e reja. Mirëpo, në atë kohë, Real Madrid po grumbullonte galaktikës, dhe transferimi i Beckham në Santiago Bernabeu, bëri që uellsiani të mos largohej nga Old Trafford, por të kthehej në një emblem të skuadrës, edhe për vitet që do të pasonin. “David u largua atë vit, por gjithashtu edhe unë isha ndoshta në momentin më delikat për t’u larguar. Megjithëse dëshira ime nuk ishte e tillë. Çdo vit doja një sfidë të re dhe isha pjesë e një skuadre që doja shumë të luaja për të”, ka thënë Giggs për Sky Sport. Kujtojmë që me United, Giggs u pensionua në vitin 2014, ndërsa gjatë epokës së tij ka luajtur 963 ndeshje, duke shënuar 168 gola. Sukseset e arritura ishin të shumta. 13 janë tituj të Premier League, 4 FA Cup, 3 Kupa të Ligës, 2 Champions League dhe një Kupë Bote për Klube.