Leao humb gjygjin me Sportingun

Sport

Në fushë është e vështirë ta kapësh, shpejtësi , teknikë dhe shumë klas, megjithëatë lojtari më i mirë i sezonit në Serinë A nuk i ka shpëtuar autoriteteve dhe pas një kalvari që zgjati shumë kohë dhe ku përballë kishte klubin që e rriti si futbollist Sportingun e Lisbonës, Rafael Leao do të jetë i detyruar të dërgojë në llogarinë e klubit portugez 16.5 milion euro. Mediat italiane raprtojnë se lojtari e ka humbur betejën në gjykatën e Milanos dhe i detyrohet sportingut 16.5 milion që bashkë me interest shkojnë në 20 milion euro.

Gjithcka lidhet me transferimin e tij nga Sporting tek Lilla në 2018-ën ku lojtari zgjidhi në mënyrë të njëanshme kontratën.Në këtë rast ai shfrytëzoi një agresion që një grup tifozësh i bëri ekipit dhe zgjidhi marrëveshjen.  Gjykatat në Portugali i dhanë të drejtë kluvbt, por FIFA vendosi në favor të lojtarit deri në castin kur gjykata e arbitrazhit sportiv e ktheu vendimin e FIFA-s dhe doli në krah të Sportingut, së fundmi kjo cështje po shqytrohej në gjyaktën e Milanos që giithashtu i dha të drejtë klubit nga Lisbona, dikush në formë batute mund të thotë që gjykatësi i Milanos paska qënë intersit, por e vërteta është që tashmë Rafael Leao i detyrohet Sportingut gjithsej 20 milion euro.

Në anën tjetër është cështja e kontartës që i pëfundon në 2024-ën. Milani po përgatit rinovimin dhe ka gati një marrëveshje deri në vitin 2026, me një pagë që do të shkonte nga 1.5 milion në 4.5 milion euro në sezon, para që tashmë i duhen shumë Leaos sepse duhet të mbulojë vetë dëshmpërblimin e madh ndaj Sportingut. Ndërkohë që klauzola në kontratën e re me Milanin do të jetë 150 milion euro. Në muajt e fundit interes për talentin portugez me origjinë nga Angola kanë shfaqur Manchester City e PSG, dy kube sheikësh që nuk e kanë problem të shpenzojnë edhe shifra faraonike.