Lëndohet Messi, Enrique duket i shqetësuar

Sport

kumarxhiu-messi-n-euml-fush-euml-futbolli-m-euml-duket-bixhoz hd
Lionel Messi do të qëndrojë për rreth dy muaj larg fushës së gjelbër, cka është një shqetësim i madh për Luis Enrique-n, i cili nuk e ka fshehur faktin se tashmë situata do të bëhet e vështirë për Barcelonën.
Në konferencën për shtyp përpara takimit me Bayer Leverkusenin, Luis Enrique ka thënë se argjentinasi është e pamundur të zëvendësohet. Por sipas tij lëndimet që kanë kapluar skuadrën do t’i shtyjnë lojtarët e tjerë të japin maksimumin. Numri një i katalanasve për këtë kërkoi edhe ndihmën e tifozëve, të cilët sipas Enriques, me mbështetjen e tyre do të mund të bëjnë që skuadra ta kalojë këtë situatë.
Gjatë ndeshjes së fundjavës, fituar 2-1 kundër Las Palmas, Lionel Messi pësoi një lëndim në ligamentin e gjurit, por që fatmirësisht për të nuk rezultoi i rëndë. Gjithsesi ky lëndim pritet ta mbajë atë larg fushës së gjelbër për të paktën dy muaj. Por lajmi i mirë është se argjeninasi do të jetë gati për ndeshjen kundër Realit të Madridit më 21 nëntor, një ndeshje që luhet në Santiago Bernabeu dhe i mbart të gjitha vështirësitë që dhuron “El Classico”.