Lenjani, në formacionin e javës në Zvicër

Sport

Ermir Lenjani

Nga i padëshiruar, në titullar. Befas, Ermir Lenjani po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në kampionatin zviceran. Në sfidën e javës së fundit ndaj Luzernit, mbrojtësi i djathtë ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij Sion, që megjithatë nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1.
Gjithsesi, Lenjani shkëlqeu, duke asistuar në golin e shënuar nga Kasami. Përveç kësaj, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë ishte fantastik në mbrojtje duke neutralizuar sulmuesin anësor të Luzernit, Shneujli.
Lenjani doli përpara në disa raste dhe harkoi mirë në zonë por që sulmuesit e skuadrës së tij nuk arritën t’i kthenin në gol harkimet fantastiket të tij. Në saj të paraqitjes mbrëslënëse që bëri, mbrojtësi këmbnëshpejtë është përfshirë në formacionin e javës në Zvicër nga Sportal.com. Një hop cilësor i bërë nga ana e anësorit, i cili në fillim të këtij viti u nxorr jashtë skuadre nga ana e trajnerit Gabri. Por u desh largimi i tij para disa javëve që Lenjani të riintegrohej në formacion.
Nëse do të ruajë të njëjtën ecuri e formës, nuk është çudi që 28-vjeçarii në fund të këtij sezoni të ndërroj skuadër për të luajtur në një kampionat më të fortë.