Lëvizjet e fundit të merkatos së dimrit

Sport

Orët e fundit të merkatos së Janarit, kanë sjellë zhvillime interesante. Dëmtimi i rëndë i Christian Eriksen, e detyroi Manchester United që të ndërhynte në afatin kalimtar të dimrit. Në kohë rekord, Djajtë e Kuq, ia dolën të siguronin në formën e huazimit lojtarin e Bayern Munich, Marcel Sabitzer.

Në fjalët e tij të para si futbollist i klubit anglez, austriaku është shprehur se ai tani ndodhet në kulmin e karrierës së tij dhe uron të transmetojë eksperiencë dhe energji në radhët e ekipit të United.

Më tej, aktiv në fundin e merkatos është treguar edhe Tottenham. Pasi më herët siguroi shërbimet e Arnaut Danjuma, klubi nga Londra Veriore ka firmosur me një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Pedro Porro, i cili ka ardhur nga Sporting Lisbone.

Si fillim, Spurs do paguajnë 5 mln eruo për mbrojtësin e djathtë në formën e huazimit deri në fund të sezonit, e më pas do paguajnë 40 mln euro të tjera në arkat e Sporting për të blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e futbollistit në fjalë. Me Tottenham, Porro ka arritur marrëveshjen për të firmosur një kontratë deri në verën e 2028-tës.