Lista e futbollistëve më të paguar në botë

Sport

kkjkjiyy.jpg

Më i miri në botë edhe mund të jetë Lionel Messi, por llogaritë bankare tregojnë se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në planet për vitin 2015. Sipas revistës ‘’Forbes’’, portugezi udhëheq renditjen me shifra stratosferike, plot 71 milionë euro të përfituara gjatë vitit të kaluar. Vetëm në vendin e dyte renditet argjentinasi Messi, i cili përfitoi 67 milionë euro. Nuk duket se do të thotë asgjë fakti që i ashtuquajturi ‘’Pleshti’’ ishte fituesi i ‘’Topit të Artë’’, duke mposhtur pikërisht konkurencën e Cr7.
Treshen e podiumit të futbollistëve më të paguar e plotëson Zlatan Ibrahimovic, që ka përfituar 32 milionë euro, shifra ndjeshëm të ulëta në krahasim me dy të parët.
Edhe sa i takon klubeve me vlerën më të madhe në botë, dy gjigantët e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona i vështrojnë të gjithë nga lart, respektivisht me 3.6 miliardë dollarë madrilenët dhe 35 miliardë Barcelona. Vendi i tretë i takon një skuadre angleze si Manchester Junaitd me 3.3 mliard, kurs të kartërt renditen gjermanët e Bajernit me 2.7 miliard dollarë.