Liverpool, Salah firmos rinovimin afatgjatë me ‘the reds’

Sport

salah
Momo Salah do të qëndrojë tek Liverpool deri në vitin 2023. Të paktën këtë parashikon kontrata e re e firmosur nga ylli egjiptian me “the reds”, ku vlen të theksohet se në të nuk parashikohet asnjë klauzolë lirimi. Interesimi i fortë i Real Madrid për njëriun që udhëhoqi Liverpoolin deri në finalen e “Champions League” ka bërë që drejtuesit anglezë të nxitojë për të rinovuar kontratën Salah, i cili nga ana e tij nuk ka patur asnjë dyshim në lidhje me qëndrimin në “Anfiled Road”.

salah2
Salah me 44 gola të shënuara për Liverpool në të gjitha kompeticionet u kthye shumë shpejt në të preferuarin e tifozerisë dhe sigurisht një nga figurat kryesore të asaj çfarë trajneri Jurgen Klopp është duke ndërtuar tek skuadra angleze. Tek “the reds”, lajmin e rinovimit të yllit të tyre e kanë bërë menjëherë zyrtar me anë të postimeve në rrjetet sociale. Tashmë radhën e rinovimit e ka Roberto Firmino, i cili për momentin është i angazhuar me Brazilin në botëror. Sulmuesi e ka konfirmuar se e ardhmja e tij gjithashtu do të jetë në “Anfield Road”, ndërsa situata është disi më e komplikuar për lojtarin tjetër të treshës ofensive të Liverpool, Sadio Mane, për të cilin ofertat e majme nuk mungojnë.