Çifti i famshëm: Kemi adoptuar një fëmijë, e mbajtëm sekret për 5 muaj!

Showbiz

adoptim
Aktorët e njohur Neve Campbell dhe i dashuri i saj JJ Feild i kanë surprizuar të gjithë duke dhënë lajmin se një fëmijë tjetër do të vijë në jetën e tyre. Aktorja 44 vjeçare dhe lajmin se ajo dhe partneri i saj adoptuan një djalë me emrin Raynor.

cift adopt

“Pra, deri tani ka qenë një sekret pasi ne kemi dashur të presim derisa të bëhej zyrtare, por ne adoptuam një djalë të bukur pesë muaj më parë. Emri i tij është Raynor dhe ne po e duam shumë”, ka shkruar Neve në Instagram. Campbell dhe Feild janë gjithashtu edhe prindër të një djali 6-vjeçar me emrin Caspian, i cili është ndjerë shumë i emocionuar që është bërë me një vëlla të vogël.