Lopeteguei e Ramos kanë besim te Reali pa Ronaldon

Sport

img jagsirvent 20170328 215634 imagenes md propias jagsirvent b24 kynF U4212955697009AB 980x554MundoDeportivo Web

Julien Lopetegui: “Roma zhvilloi një Champions League të madhe gjatë edicionit të kaluar, duke eleminuar Atleticon e Madridit e më pas Barcelonën. Tani është përmirësuar edhe më shumë, duke përforcuar grupin e lojtarëve. Si dhe duke mbajtur të njëjtin trajner. Për mua është më e fortë sesa sezonin e kaluar. Prandaj, ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të fituar. Për Ronaldon kemi gjithmonë afeksion të madh këtu, por unë duhet të mendoj për lojtarët e mi, jo për ata që nuk janë më. Kemi një skuadër të fortë dhe jemi gati të luftojmë në të gjithë frontet. Do të garojmë për të qenë të parët në cdo kompeticion”

230px Russia Spain 2017 6
Sergio Ramos: “Ne nuk na pëlqen të jemi favoritë, por mendojmë se mund të luftojmë për të fituar sërish. Ne jemi të detyruar të jemi gj8ithmonë në nivele maksimalë, edhe pse finalja e këtij viti do të luhet në shtëpinë e një kundërshtari direkt si Atletiko e Madridit. Ndërkaq, duam të nisim me këmbën e mbarë dhe të shohim se cfarë do të ndodhë ndeshje pas ndeshjeje. Përpara na pret një rrugë e gjatë, duke nisur nga Roma. Një skuadër për të cilën kam respekt. Besoj se e kanë treguar veten në Champions League, duke eleminuar vjet një skuadër si Barcelona. Ronaldo? Këtu ka shenjuar një epokë, por tani nuk mund të jetojmë me të kaluarën. Duhet të ecim, duke vazhduar të fitojmë si më parë”.