Paul Pogba shqetëson të gjithë për gjëndjen e tij, pas komentit që bëri…

Sport

pogba
Manchester United pësoi një tjetër humbje në fundjavë nga skuadra e West Ham, që do të thotë se skuadra më e suksesshme e Anglisë ka fituar vetëm tre nga shtatë ndeshjet e fillim kampionatit anglez. Në presion për këtë situatë të ekipit është së pari trajneri Mourinho i cili mendohet se do zëvendësohet shumë shpejt nga Zinedin Zidane por dhe disa nga lojtarët, sidomos mesfushori francez Paul Pogba.

paul pogba1

Ai u zëvendësua në minutën e 70 të ndeshjes pas një performance zhgënjyese në fushën e lojës dhe pati një takim të ftohtë me trajnerin e tij teksa ulej në stolin e rezervave. Por duket se ai e ka përjetuar aq shumë presionin dhe përgjegjësinë për humbjen sa në fund të ndeshjes kur i janë afruar gazetarët për ti bërë ndonjë pyetje i është përgjigjuar “Çfarë doni nga unë, më doni të vdekur?”.Përgjigja e tij duket se ka shqetësuar jo vetëm tifozët e Manchester United por edhe të gjithë fansat e futbollit. Mesfushori kampion i botës ka qenë në qendër të vëmendjes për debatet që ka pasur me trajnerin Murinhon dhe kjo është reflektuar dhe në fushë ku performacat e tij kanë qenë jo dhe aq bindëse.