Luiza Gega shënon një rekord të ri!

Sport

gega

Luiza Gega theu një rekord kombëtar në 3000 mijë metra me pengesa dhe e bëri në një kompeticion prestigjoz si ‘Diamond League’, teksa atletja shqiptare konfirmoi dhe njëherë se është mbretëreshë e pistave kuqezi. Ajo u rendit e 9-ta mes 22 garueseve, por ishte gjithashtu dhe e para nga Europiani në renditjen përfundimtare.Gega, jo vetëm regjistroi kohën më të mirë sezonale për të në këtë disiplinë, por arriti të thyejë me 4 sekonda rekordin e mëparshëm në këtë garë, ndërsa regjistroi dhe kohën më të mirë të këtij viti për një atlete europiane.

luiza

Atletja shqiptare ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me 9 minuta e 26 sekonda e 5 të qindtat, që përbën njëkohësisht dhe një rekord të ri kombëtar për këtë disiplinë. Në garën që u fitua nga keniania Kiyeng, Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të ‘Diamond League’ vetëm për një pozicion, pasi u rendit e nënta, por gjithsesi mundi të lërë pas 12 kundërshtare, mes të cilave dhe kenianen Kirui, britaniken Clarke, gjermanen Krause apo turken Guvenc. Koha e regjistruar nga Gega ishte më e mirë dhe se ajo e tunizianes, Ghirbi, që do ta ketë rivale në Lojërat Mesdhetare për medaljen e artë, apo gjermanes Krause, me të cilën, bashkë me britaniken Clarke do të rivalizojnë për titullin kontinental në europianin e muajit gusht.