3 maska të thjeshta për një të dielë plot relaks!

Lifestyle

maskaaaa
Përbërësit e një maske, për të zhdukur njëherë e mirë aknet mund të jenë më pranë seç e keni imagjinuar. “Everyday Health” shkruan se maskat e përgatitura në shtëpi me lëng limoni, kastracec apo mjalt, janë shpëtimtari i akneve.

maska
Maskë e përgatitur me kastravec.
Është mrekullia vetë dhe shumë e thjeshtë për ta përgatitur. Grij në rende një kastravec të vogël dhe shto një filxhan çaj tërshërë. Pasi e përzien mirë, shto edhe një lugë kos dhe masën aplikoje në fytyrë. Pas 30 minutash, shpërlaje me ujë të ngrohtë.
Maskë e përgatitur me mjaltë.
Përpara se të aplikosh këtë maskë, laje mirë fytyrën me ujë të ngrohtë që të hapen poret. Më pas vendos mjaltë në fytyrë dhe lëre përreth 30 minuta. Ndryshimi nga maskat e tjera është se duhet ta pastrosh fytyrën me ujë të ftohtë, për të mbyllur poret.
Maske e përgatitur me limon dhe vezë.
Kjo është një maskë perfekte për të gjitha qëllimet, që në çdo lloj fytyre ka efekt. Përziej gjysmën e limonit me një vezë të rrahur më parë dhe aplikoje në fytyrë. Më e mira është ta mbash maskën përgjatë gjithë natës dhe në mëngjes ta pastrosh me ujë të ngrohtë.