Luka Modrić, lojtari i Real Madrid:

Sport

“Atmosfera është shumë e mirë. Po presim me padurim që të luajmë në këtë ndeshje. Kjo është sfida më e rëndësishme e sezonit për ne dhe e dimë mirë se ç’duhet të bëjmë. Jemi gati për një mbrëmje të madhe. Për ta bërë këtë, kemi nevojë për një mbështetje të pamasë nga shkallët e stadiumit. Që nga minuta e parë, tifozët do të kenë një rol tepër të rëndësishëm për ne.

Kemi besim se mund ta kthejmë rezultatin në favorin tonë. Në Manchester, nuk zhvilluam lojën tonë më të mirë, por ia dolëm të shënonim 3 gola. Këtë herë, duhet të performojmë më mirë në të gjitha aspektet, sin ë fazën mbrojtësi, ashtu edhe në atë sulmuese. Synimi është të ruajmë ekuilibrin në të 3-ja repartet dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Jemi një skuadër e mbushur me lojtarë të mirë dhe me plot kualitet. Të gjithë e dimë historinë e këtij klubi, e për këtë arsye jemi të motivuar.

A mund të konsiderohet Reali me fat që ka mbërritur deri këtu? Ky klub gjithmonë na ka mësuar se asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh. Po flasim për Real Madrid, klubin më të mirë në botë. Njerëzit janë të lirë të shprehin mendimet e tyre, por ne nuk kemi ardhur këtu vetëm nëpërmjet fatit. Në rrugëtimin tonë, kemi mposhtur skuadra të mëdha, kemi fituar dhe tituj. Një gjë e tillë nuk mund të konsiderohet vetëm fat.

Manchester City rivali më i fortë? Nuk mund ta them këtë, sepse gjatë rrugës, jemi përballur me kundërshtarë të vështirë, sikurse është PSG, apo Chelsea. Mund të them me siguri se City është një skuadër mjaft e mirë, e rrethuar nga lojtarë me plot kualitet”.