Mahrez i pakënaqur me minutazhin, mendon largimin!

Sport

mahrez
Riyad Mahrez ishte blerja e vetme e madhe e Pep Guardiolës gjatë merkatos së kaluar verore, kur Manchester City pagoi 68 milionë euro për të marrë kartonin e tij nga skuadra e Leicester City. 28-vjeçari algjerian mendohej të ishte pjesë kyçe e ndryshimeve që Guardiola do të bënte në skuadër, që asokohe kritikohej se kishte nevojë për rifreskim. Por gjërat nuk kanë shkuar si duhet për Mahrez, që sipas së përditëshmes angleze, ‘Daily Mail’, por mendon të largohet nga kampionët në fuqi gjatë verës së ardhshme. Mahrez kërkon të luajë më shumë dhe për këtë arsye nuk duket se do të vazhdojë të presë momentin e tij tek ‘citizens’. Në fakt kur sheh statistikat e tij këtë sezon, shumëkujt do t’i vinte çudi për kërkesat e Mahrez për të luajtur më shumë.

TF 18188

Algjeriani numëron 42 ndeshje, ku ka realizuar 11 gola dhe ka shërbyer po aq asiste. Mirëpo në këto 42 paraqitje të tij, Mahrez ka luajtur vetëm 13 si titullar. Pak kohë më parë vetë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola do t’i kërkonte falje publikisht Mahrez për aktivizimet e pakta si titullar. Tekniku katalanas pranonte se Mahrez stërvitet mirë dhe është shumë i përkushtuar, por ndoshta problemi i minutazhit të tij lidhet edhe me formën e jashtëzakonshme që po kalojnë këtë sezon Raheem Sterling dhe Bernardo Silva. Kështu e ardhmja e Mahrez mbetet në pikëpyetje, me klubin që po përpiqet ta bindë që të qëndrojë në skuadër edhe në sezonin e ardhshëm.