Manchester City e PSG, gati për betejë në Champions

Sport

dffadsf.jpg

Mes një shiu të furishëm në Etihad, Manchester City shënoi një fitore me përmbysje 2-1 ndaj West Bromwich Albion të shtunën, duke garantuar edhe më shumë vendin e 4-ët në renditje, vend ky që siguron biletën e fundit në Champions League. Skuadra e Manuel Pellegrinit e pa veten në disavantazh brenda 6 minutash kur Sessegnon goditi pa-pritur brenda zonës së City-it. Reagimi i bluve të Manchesterit erdhi shpejt. Qetësinë e vendasve e shnoi Kun Aguero nga pika e bardhë e penalltisë. Pellegrini e nisi ndeshjen me disa ndryshime nga ndeshja e mesjavës me PSG-ën, duke i besuar një vend titullari francezit Nasri, pikërisht ky i fundit shënoi dhe golin e përmbysjes në minutën e 66-të. Francezi gjithsesi nuk do jetë i gatshëm për ri-ndeshjen me PSG-ën në Champions të martën, kjo pasi nuk është përfshirë në listë. Pellegrini e ka justifikuar këtë mos-përfshirje me faktin se Nasri ka qenë i lënduar në kohën e përpilimit të saj. Ndërkohë fitore këtë fundjavë shënoi edhe PSG. Kampionët e Francës fituan 2-0 në transfertën me Gëngamp. Me plot 7 ndryshime nga formacioni i Champions League-ës, ku në fushë ishin hedhur të rinjtë, Laurent Blanc mori shpërblimin që kërkonte nga lojtari i krahut Kurzaëa, por më së shumti nga Lucas, i cili shënoi të dy golat. Disi shqetësues lëndimi i Kevin Trapp, por Blanc është shfaqur optimist se portieri i tij do jetë i gatshëm për të marten në Champions League, ndeshje që vjen ekskluzivisht në TRING SPORT HD.