“Manchester City është një nga skuadrat më të mira në botë dhe me trajnerin më të mirë në botë.”; Mauricio Pochettino, trajneri i PSG

Sport

“Manchester City është një nga skuadrat më të mira në botë dhe me trajnerin më të mirë në botë. Do jetë një ndeshje më e vështirë sesa ajo ndaj Bayern Munich, por megjithatë do të shohim si do të shkojë. E rëndësishmë është që në fund të 180 minutave ne të jemi skuadra më e mirë dhe të kualifikohemi drejt finales. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të nivelit që mund ta kontrollojnë lojën për 90 minuta. Do jetë e vështirë, shumë sfiduese. City vjen nga një rrugëtim fantastic këtë sezon, por gjithashtu edhe në vitet e shkuara me Pep. Uroj që të bëjmë një paraqitje pozitive dhe në fund të fitojmë, pasi ky është edhe objektivi kryesor në futboll. Guardiola? Kjo nuk është një betejë personale me të. Do jetë një duel mes dy skuadrave mjaft të mira. Kur flasim për Guardiolën, bëhet fjalë për një nga trajnerët më të mirë në botë, për të mos thënë më I miri. E admiroj karrierën e tij. Jo vetëm trofetë që ka fituar, por gjithashtu edhe trashëgiminë që ai po ndërton. Unë jam një trajner që e dashuroj futbollin, përpiqem të mësoj dhe po ashtu të fitoj. Ky është objektivi I çdo klubi”.