“Ka shumë ndeshje që na duhet të luajmë dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm në disa ndeshje specifike.”; Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool

Sport

“Atalanta është një skuadër e rrezikshme dhe nuk kanë pse ta provojnë këtë. Ne ishim të shkëlqyer në ndeshjen në Itali. Bëmë çdo gjë në mënyrën e duhur. Por e dimë se ajo ndeshje nuk ka lidhje me këtë që do të luajmë sot. Ata kanë një skuadër shumë të mirë, që luajnë në një mënyrë speciale. Pres që të kemi probleme në këtë takim. Ka shumë ndeshje që na duhet të luajmë dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm në disa ndeshje specifike. Mund të ndryshojmë formacionin, por jo mënyrën se si e marrim ndeshjen. Kalendari nuk na premton kohë dhe për këtë arsye, duhet të jemi gati për çdo skenar të mundshëm.”