“Kundër Liverpool-it ka për të qenë një ndeshje shumë e vështirë.”; Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas

Sport

“Kundër Liverpool-it ka për të qenë një ndeshje shumë e vështirë. E pamë në ndeshjen e parë se me çfarë skuadre të madhe kemi të bëjmë. Fakti që luajmë në ‘Champions League’ është një arritje e rëndësishme për ne, pasi kemi mundësitë të luajmë pikërisht ndaj skuadrave si Liverpool-i, pavarësisht rezultatit. Duhet të japim më të mirën dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. Të luash në këto nivele është një motivim mëse i mjaftueshëm për të dhënë gjithçka. Kemi besim dhe shohim përpara. Nëse do tregohemi kompaktë në lojën tonë, të ruajmë balancën mes fazës sulmuese dhe mbrojtëse, atëherë do të kemi mundësi të mira në këtë sfidë.”